Al Hilal arrinë marrëveshje me Theo Hernandez

by jonzefaj

Ekipi nga Arabia Saudite, Al-Hilal ka arritur marrëveshje me Milanin për Theo Hernandezin.

Milani pritet të arkëtoj 30 milionë euro plus 5 milionë të tjera që varen nga arritja e objektivave, ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

banner

Megjithatë, ekipi saudit ende nuk ka marrëveshje me francezin Hernandez që pritet të largohet këtë verë nga Milani.

Theo do të vendosë shumë shpejt nëse dëshiron të transferohet në Lindjen e Mesme apo karrierën do ta vazhdoj diku tjetër në Evropë.

Ai ishte njëri prej mbrojtësve të krahut të majtë më të mirë, por kohët e fundit ka pësuar një rënie të formës.

Nëse e pranon ofertën nga klubi saudit, atëherë Theo do të ketë pagë katërfish më të madhe sesa paga aktuale që merr te Milani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy