Bajrami në RTK PRIME: Kurti ka okupuar zyrat, duhet të mos u lejohet hyrja

by Nexhat

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Kurti bashkë me ministrat tjerë në detyrë, e që janë betuar si deputetë, po e shkelin në mënyrë permanente Kushtetutën dhe, sipas saj, duhet të mos lejohen të hyjnë në zyra, nga organet e drejtësisë, prokuroria, gjyqësori, policia e të tjerët.

“Në qoftë se këta do të nxirreshin nga zyrat që i kanë okupuar, unë jam shumë e sigurt që më së largu për 48 orë do të konstituohej Kuvendi. Janë uzurpatorë, duhet të mos lejohen të hyjnë në zyra, duhet organet e drejtësisë, prokuroria, gjyqësori, policia e të tjerët. A e dini çfarë po ndodhë sot? Sot qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hyrë në ndërtesë e po vendosin për buxhetin e Republikës. A kam të drejtë unë të shkoj? A mundem unë sot që të shkoj në Ministri të Financave e të rris koeficientin, t’i rris pagat? Jo, nuk kam të drejtë, sepse unë duhet të kem mandat, duhet të votohem në Kuvendin e Republikës. Kurtit i ka kaluar mandati, atij i ka përfunduar mandati më 23 mars, më 27 mars është bërë certifikimi, mbi të gjitha e ka bërë betimin si deputet. Nuk mbesin zyrat e zbrazëta, unë kam qenë pjesë e qeverive kur ka qenë Mustafa e Hoti, asnjëri prej tyre nuk e ka lënë zyrën, por nuk ka ardhur ta bëjë betimin si deputet e të kthehet në zyrë, sepse është e palejueshme”, tha ajo.

banner

Sipas Hykmete Bajramit, Kurti po bën shkelje kushtetuese. “Ai nesër vjen e ngrit dorën në Kuvend për komisionin për votim të fshehtë. Kushtetuta e thotë që nuk mund të jesh pjesë e legjislativit dhe ekzekutivit. Dorëheqja efektive nënkupton që e dorëzon detyrën dhe nuk kthehesh më në detyrë. Janë 17 veta në krye me Kurtin që po e shkelin në mënyrë permanente Kushtetutën. Këtë e kanë bërë normë, këta janë njerëz të cilët që katër vite mbi 10 herë e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës, e tani janë në shkelje permanente, prej ditës kur e kanë bërë betimin”, tha ajo në RTK PRIME

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy