Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti njofton se deputetët e tyre nuk do të mbështetin ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve
“Ky Inspektorat buron nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i cili është lex specialis”, tha Bexheti.
“Për atë arsye ne nuk jemi duke e votuar. Dhe nuk është e ndershme që të shantazhohen të punësuarit se këta nuk votojnë, prandaj ju nuk merrni rroga. Edhe gjatë miratimit të buxhetit, si organ i veçantë, nuk janë paraparë që të marrin rroga këta inspektorë dhe ky institucion, por u janë paraparë mjete diku tjetër, duke prejudikuar që do të votohet.
Nuk është ashtu, buxheti planifikohet në bazë të organeve ekzistuese. Dhe normalisht, nuk do ta kenë mbështetjen tonë për një çështje ligjore që do ta heq statusin juridik, ne jemi të interesuar t’i avancojmë çështjet”, theksoi Bexheti