Chelsea fillon bisedimet me Dortmundin për yllin e madhe të klubit gjerman

by Nexhat

Chelsea ka rikthyer interesin për anësorin e Borussia Dortmund, Jamie Gittens, pak pas nënshkrimit të Liam Delap, ndërsa përgatitet për Kupën e Botës për Klube.

Gittens, 20 vjeç, ishte në shënjestër të Chelseat edhe në janar, por atëherë Dortmundi nuk ishte i gatshëm ta lejonte largimin e tij.

banner

Së fundmi, ai ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Dortmundit, duke e bërë një largim të mundshëm më realist për këtë verë.

Kohët e fundit është raportuar se kontrata e Gittens përfshin një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh, e aktivizuar pas kualifikimit të Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Kjo klauzolë i jep lojtarit mundësinë të largohet pa ndonjë ndërhyrje nga klubi, por mbetet një pengesë kohore: Kupa e Botës për Klube zhvillohet jashtë afatit të rregullt të transferimeve, i cili nis më 1 korrik.

Ai ka një të kaluar me Chelsean në nivelin e të rinjve, përpara se të zhvendosej te akademia e Manchester Cityt dhe më pas të transferohej në Gjermani.

Këtë sezon, Gittens ka kontribuar me 12 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat, ndërsa interesimi i Chelseat mund të sinjalizojë një largim të mundshëm të Noni Madueke nga Stamford Bridge.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy