“Defender Europe 25”: FSK-ja demonstron gatishmërinë operacionale me forcat partnere

by Nexhat

Në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, u zhvillua Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day), si pjesë e ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”.

Të pranishëm në këto ushtrime kanë qenë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri në detyrë Albin Kurti, përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë, ambasadorë, si dhe oficerë të lartë nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe shtete pjesëmarrëse në ushtrim.

banner

Përmes skenarëve operativë të përgatitur enkas për këtë ditë, Forca e Sigurisë së Kosovës kanë demonstruar gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë me forcat partnere dhe ato të rajonit.

Në ushtrim kanë marrë pjesë edhe forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy