Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të bëra ndaj deputetes së komuniteteve, Duda Balje, nga një deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një statusi në Facebook, Deliu-Kodra ka denoncuar përdorimin e gjuhës fyese dhe përçmuese ndaj Baljes, duke e cilësuar këtë si shembull tipik të standardeve të dyfishta në trajtimin e grave në politikë.
Kodra e ka dënuar gjuhën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ndaj deputetes tjetër Duda Balje.
“Të njejtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen me gjuhë fyese e përçmuese. Kur voton sipas interesit të tyre, bëhesh “partnere e respektuar”. Kur shpreh qëndrim ndryshe, bëhesh “objekt sulmi””.
“Nuk është qëndrim parimor kur një grua politikane lavdërohet kur voton sipas interesit të një grupi dhe sulmohet publikisht kur shpreh qëndrim ndryshe. Ky është standard i dyfishtë,” ka shkruar Deliu-Kodra.
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, është tallur me Duda Baljen.
E pyetur për pozitën e profesoreshës në Shkup, i cili thuhet se i është ofruar në këmbim të votës, ka thënë se është kureshtare të dijë se çfarë lënde do mund të ligjëronte deputetja nga komuniteti boshnjak
”Jam shumë kurioze me ditë çfarë lënde kish mujt me dhënë Duda Balje, jam kurioze me ditë kënd kish mujt me mësu Duda?”, shprehej ajo në Kanal10