Deputetja e VV-së tentoi ta poshtërojë, reagon Duda Balje: Komplekset të shkatërrojnë

by informim peje

Deputetja boshnjake Duda Balje ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të deputetes së Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu, e cila tentoi ta poshtërojë Baljen, duke thënë se “kë mund ta mësojë ajo”.

Deklarata e Kryeziut vjen pasi Balje ditë më parë ka thënë se i kanë ofruar një pozitë të profesoreshës në Shkup në këmbim të votës së saj për Albulena Haxhiun kryeparlamentare. Balje kishte thënë se pozita i ishte ofruar nga persona ndërmjetës.

banner

Në një tentim për ta mohuar se ia kanë bërë këtë ofertë nga Lëvizje Vetëvendosje, Kryeziu tha: “Jam shumë kureshtare me ditë çfarë lënde kish me dhënë Duda Balje. Jam shumë kurioze me ditë kënd e mëson e kënd kish mund me mësu Duda”.

“Është shumë keq kur del e thu ‘shiko se mu m’kanë ofru me u bë profesoreshë. I kemi ofruar zonjës Balje që me qenë pjesë e koalicionit. Ajo mund me thënë gjithçka, por nuk është e vërtetë që kryeministri Kurti ka shku edhe i ka bërë oferta të tilla”, tha ajo në Kanal 10.

Kësaj deklarate i ka reaguar Balje.

“Dhe tani si, me të gjithë ata kolegë që nuk dinë (pothuajse asgjë) por që do të donin shumë ta dinin a duhet t’i shpjegoj një nga një apo duhet të kërkoj një takim të përbashkët me të gjithë? P.S. Kjo duhet të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur sepse është kaq e rëndësishme për mua se çfarë mendojnë ata, sa nuk mund ta imagjinosh…Mos vet!!!!! Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë. Arbëreshë Kryeziu Hyseni”, ka shkruar Balje.

Deputetja boshnjake pati deklaruar disa ditë më parë se i ishte ofruar postin i profesoreshës dhe kishte thënë se ndërmjetësimi ishte bërë nga një mjeke.

“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”.

“Nëse ju e votoni Albulena Haxhiun apo…?”, ishte pyetur ajo nga gazetarët.

“Po, nuk ka qenë direkt por…Është një shoqe, një mjeke e Kosovës. Disa herë jemi taku rastësisht.Përgjigja ime ka qenë jo, kam refuzu sepse unë nuk i njoh këta persona dhe vërtet ka qenë e papranueshme. Ka pasë dy tri thirrje”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy