Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Sorensen sot ka takuar Petkoviqin

by Nexhat

Ka përfunduar takimi i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, në Bruksel.

Pas takimit të tyre pritet të mbahet një takim tjetër mes ekipeve të ekspertëve të BE-së dhe atyre të Beogradit ku do të marrë pjesë edhe Petkoviq.

banner

Sorensen dje është takuar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili pas takimit tha se në plan ishte një takim trepalësh, por se ekipi i Serbisë është përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.

Ky është rundi i parë i dialogut që po udhëheq Sorensen që nga marrja e mandatit në shkurt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy