E ngarkuara në detyrë e Ambasades së SHBAsë, Prattipati viziton stërvitjen “Defender 25” në Babaj të Bokës – Nuk poston foto duke u takuar me udhëheqësitë e Kosovës

by engel

E ngarkuara me punë në krye të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, ka vizituar sot Zonën e Stërvitjes në Babaj të Bokës, ku po zhvillohet ushtrimi ushtarak ndërkombëtar “Defender 25”, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të NATO-s në Evropë. E shoqëruar nga gjeneralë të lartë amerikanë, ajo u shpreh e entuziazmuar për bashkëpunimin e ngushtë mes Ushtrisë Amerikane dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe për rolin e Kosovës në forcimin e sigurisë rajonale dhe globale.

Në këtë ngjarje të veçantë, Prattipati u bashkua me Gjeneral Major Michael Wegscheider, Komandant i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Pensilvanisë, si dhe Gjeneral Major Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s. Ata morën pjesë në Ditën e Vizitorëve të Nderuar, bashkë me përfaqësues të udhëheqësisë së Kosovës, në kuadër të stërvitjes #ImmediateResponse25, që zhvillohet nën udhëheqjen e Ushtrisë së SHBA-së si pjesë e programit më të gjerë DEFENDER 25.

banner

Për herë të parë në historinë e saj, Kosova po pret një seli të një divizioni të plotë amerikan, me 180 pjesëtarë nga Divizioni i 28-të, të cilët mbikëqyrin operacionet e katër brigadave shumëkombëshe. Mbi 960 ushtarë të FSK-së po stërviten krah për krah me forcat amerikane dhe aleate nga e gjithë Evropa.

“Ky ushtrim është dëshmi konkrete e aleancës së fortë dhe të qëndrueshme që kemi me Kosovën dhe NATO-n,” ka deklaruar zyrtarisht Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Megjithatë, ajo që ka ngjallur vëmendje të veçantë në opinion është fakti se në asnjë nga fotografitë zyrtare të publikuara nga Ambasada e SHBA-së, nuk shfaqet asnjë moment i përshëndetjes apo kontaktit të drejtpërdrejtë ndërmjet zonjës Prattipati dhe udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, edhe pse në komunikatë thuhet qartë se ajo “iu bashkua udhëheqësisë së Kosovës” gjatë kësaj dite të rëndësishme.

Ky detaj krijon dyshime në qarqe analitike, duke ngritur pikëpyetje rreth marrëdhënieve aktuale mes përfaqësuesve të SHBA-së dhe udhëheqësve vendorë.

Stërvitja “Defender 25” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe përfshin një gamë të gjerë operacionesh taktike dhe logjistike në terren, si pjesë e përpjekjeve për të rritur gatishmërinë e përbashkët ushtarake të NATO-s dhe aleatëve të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy