Franca e çon emisarin në Beograd, Vuçiq e përmend angazhimin personal të Macron për dialogun Kosovë-Serbi

by Nexhat

I dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Beograd.

Për këtë takim ka shkruar Vuçiq, i cili tha se me të ka folur për “tema të rëndësishme për Serbinë, rajonin dhe Europën, situatën në Kosovë, rrugën europiane të vendit tonë dhe marrëdhëniet dypalëshe me Republikën e Francës”.

banner

Vuçiq pretendoi se është “i përgjegjshëm dhe serioz” në proceset që për synim kanë paqen.

“E ritheksova se Serbia mbetet një partner serioz, i përgjegjshëm dhe konstruktiv në të gjitha proceset që synojnë ruajtjen e paqes dhe prosperitetit si për qytetarët tanë ashtu edhe për të gjithë rajonin. Ne pajtohemi se dialogu dhe bashkëpunimi i hapur janë çelësi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, ne i kushtojmë rëndësi të madhe bashkëpunimit strategjik dhe miqësisë tradicionale ndërmjet Serbisë dhe Francës”, ka shkruar Vuçiq.

Më pas Vuçiq ka përmendur “angazhimin personal” të presidentit të Francës, Emmanuel Macron për “rrugën europiane të Serbisë” dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Falënderova edhe një herë Francën dhe Presidentin Emmanuel Macron për angazhimin e tij personal në mbështetjen e përparimit të Serbisë në rrugën e saj evropiane dhe në dialogun me Prishtinën”.

Po ashtu, Vuçiq tha se është pajtuar dhe se ka vlerësuar mesazhin e Troccaz që “Bashkimi Europian duhet të integrojë me shpejtësi vendet e rajonit për të siguruar stabilitetin afatgjatë të kontinentit”.

Troccaz dje në Beograd është takuar edhe me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Emisari francez tha se Gjuriq i kishte prezantuar atij “sfidat kryesore rajonale të Serbisë dhe kujtoi cilësinë e partneritetit me Francën”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy