Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se deri tani ka lidhur 15 marrëveshje komerciale për furnizim me energji, përfshirë edhe ndërmarrje publike strategjike, në periudhën e re pas fillimit të funksionimit të tregut të hapur të energjisë . KEK-u u bën thirrje konsumatorëve që ende nuk kanë furnizues, të lidhin kontrata direkte për të siguruar furnizim të qëndrueshëm,
Avokati Ardian Bajraktari në një intervistë për Ekonomia Online paralajmëron se vendimi për tregun e lirë të energjisë mund të sjellë pasoja të mëdha ekonomike dhe sociale për qytetarët dhe bizneset, duke kërkuar përfshirjen e ZRRE-së dhe Qeverisë për ta rishikuar këtë çështje.
“Bazuar në qasjen dhe vendimmarrjen që ka pasur ZRrE-ja nga fillimi i këtij muaji kemi dalje në treg të hapur të konsumatorëve komerciale sipas kritereve: të gjithë ata të cilët kanë staf më tepër se 50 të punësuar. Natyrisht kjo është barrë e madhe për faktin se mundësia për furnizimin ne energji elektrike janë të kufizuara. Pasojat do të jenë të mëdha edhe për biznese, edhe për qytetarët e vendit dhe në këtë drejtim duhet rishikuar këtë pozicion edhe nga ZRRE-ja, por në instancë të fundit edhe Qeveria të involvohet në këtë drejtim në mënyrë që pasoja për bizneset dhe për qytetarët të jenë sa më të vogla nga kjo vendimmarrje. Natyrisht, sfidat mund të jenë të llojllojshme. Mund të rezultojë me pamundësi me furnizimin e energjisë elektrike si njërin ndër produktet relativisht më të rëndësishme për funksionimin e bizneseve, por mbi të gjitha janë sfida edhe ekonomike, edhe sociale për komunitetet e bizneseve, por edhe për qytetarët në përgjithësi”, tha Bajraktari.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e analizimit të kujdesshëm të kontratave para nënshkrimit.
“Nuk i kam parë draft- kontratat, por besoj që konsumatorët komercialë para se të nënshkruajnë ato duhet t’i analizojnë mirë, në mënyrë që të sigurohen që të njëjtat të jenë të përshtatshme dhe të favorshme për funksionimin e tyre”, tha ai