Kritika që shkoi në Bruksel, Bislimi tha se ka çelë tema të Luginës, Petkoviq reagoi: S’lejojmë

by Nexhat

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, dje nisi takimet në nivel kryenegociatorësh në Bruksel – të parat që nga marrja e postit në shkurt.

Dje një takim e zhvilloi me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa sot u takua me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

banner

Bislimi pas takimit në një deklarim për mediat në Bruksel tha se me Sorensenin kanë folur për shumë çështje, përfshirë temat që lidhen me pozitën e shqiptarëve në Luginë. Ai dje u kritikua ashpër që shkoi pasi qeveria s’ka mandat për bisedime të tilla.

“Diskutuam edhe për një proces shumë të rëndësishëm që e kemi për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes ndihmave për fermerët e vegjël, të cilat i ka blloku Serbia në llogaritë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku kërkuam një përgjigje sa më të shpejtë për zhbllokimin e këtyre mjeteve”.

Pas deklaratave të Bislimit reagoi Ardita Sinani, kryetare e Preshëvës duke e falënderuar.

“E falënderoj Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Besnik Bislimi, për ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në takimin me BE-në. Bllokimi i fondeve për bujqit dhe mungesa e pikave kufitare sezonale janë probleme serioze që prekin drejtpërdrejt qytetarët tanë. Vlerësoj përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të qenë zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës”, shkroi ajo.

Kur njoftoi për takimin, Sorensen nuk zbuloi detaje, ai tha se shumë shpejt do të ketë takim trilateral.

 Ndaj deklaratave të Bislimit reagoi Petkoviq, i cili kur shkroi në “X” tha se ishte rrugës për në Bruksel  – edhe kjo një përgjigje ndaj deklaratës së Bislimit i cili tha se takimi trepalësh i planifikuar s’ndodhi për shkak se ekipi serb pati komplikime dhe se “nuk ka arritur në Bruksel për shkak të vonesave në Vjenë apo diçka të ngjashme”.

“Unë dhe ekipi im aktualisht jemi në rrugë për në Bruksel, ku kemi planifikuar takime nesër, të cilat janë një përgatitje për bisedimet trepalëshe, siç deklaroi sot vetë BE-ja. Një tjetër përpjekje e Bislimit për të sulmuar Beogradin ka dështuar! Pala serbe është gjithmonë e pranishme në dialog. E dimë se cila mund të jetë tema e dialogut, ashtu siç e dimë se nuk do të lejojmë që Prishtina të keqpërdorë me mekanizmin e dialogut për të hapur tema që absolutisht nuk kanë vend në dialog”, tha dje Petkoviq në një postim në X.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy