Kryeministri Kurti pret Presidentin e Parlamentit të Saxony-Anhalt: Diskutohet rritja ekonomike dhe bashkëpunimi në arsim e teknologji

by engel

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Presidentin e Parlamentit të landit gjerman Saxony-Anhalt, Gunnar Schellenberger. Gjatë takimit, Kurti prezantoi zhvillimet ekonomike në vend dhe theksoi rritjen më të lartë ekonomike në rajon gjatë mandatit të tij, si dhe incentivat për investitorët vendas dhe të huaj.

U diskutua gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional, në kuadër të modelit gjerman që po zbatohet në Kosovë, dhe për avancimin e agjendës së transformimit digjital. Kurti vlerësoi përvojën e Saxony-Anhalt në digjitalizimin e administratës dhe zgjerimin e internetit në zonat rurale.

banner

Takimi, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, u vlerësua si një hap për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtij landi gjerman.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy