16
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ish-deputetin e Bundestagut gjerman dhe ish-kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth.
Zyra e Kryeministri tha se në këtë takim, Kurti i ka shprehur atij mirënjohje “si mik i vendit tonë dhe mbështetës i Kosovës”.
“Biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe thellimit të bashkëpunimit. Tema të diskutimit ishin edhe zhvillimet në rajon dhe Evropë, si dhe aktualiteti politik në vend. Kryeministri Kurti e falënderoi z. Roth për takimin dhe bisedat përherë të frytshme së bashku”, u tha në njoftimin e ZKM-së