Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka ngritur shqetësimet për situatën politike në vend, duke thënë se ajo po shkon drejt përkeqësimit, ndërsa kryeministri Kurti po forcon pushtetin e tij.
Peci theksoi se Kurti po udhëheq lojën politike në mënyrë të njëanshme, duke shfrytëzuar të gjitha resurset shtetërore, ndërkohë që opozita nuk po arrin ta kuptojë këtë strategji.
”Nuk jam duke parë dritë në fund të tunelit, sa më shumë që zgjatë kjo gjendje, për Kosovën do jetë më keq për Kurtin më mirë, sepse i ka të gjitha resurset e vendit në dorë. Lojën politike është duke e udhëhequr Kurti, këtë lojë nuk e di sa e ka kuptuar opozita”, tha Peci