Osmani i fton subjektet politike nesër për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim subjektet politike për nesër për t’u konsultuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, i tha Gazetës Express se pas konsultimeve presidentja do ta caktojë datën e zgjedhjeve.

banner

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha Kupina

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy