Rita Ora ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka publikuar disa fotografi atraktive në Instagram, ku shihet duke pozuar mbi një dyshek në formë akulloreje pranë pishinës, veshur me një palë rroba banje të zeza njëpjesëshe me prerje të guximshme dhe atlete sportive në këmbë.
Në mbishkrimin e fotografive, Rita ka shkruar: “Në pritje që ‘Heat’ të publikohet”, duke lënë të kuptohet se kënga e shumëpritur do të dalë së shpejti.

Pamja e saj verore, trupin në formë dhe poza joshëse kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave, duke e vendosur sërish në qendër të vëmendjes. Komentet dhe pëlqimet nuk kanë munguar, teksa fansat janë entuziastë për rikthimin e saj muzikor.
Kënga “Heat” pritet të jetë një tjetër hit nga artistja që njihet për stilin e saj unik dhe bashkëpunimet ndërkombëtare me emra të mëdhenj të industrisë. Edhe pse nuk ka dhënë ende një datë zyrtare të lansimit, pritshmëritë për këtë projekt janë të larta.

Rita Ora, e njohur jo vetëm për zërin e saj por edhe për guximin në paraqitje, dëshmoi edhe një herë se di si të krijojë atmosferë para publikimit të një kënge të re – me një mesazh të thjeshtë, por plot stil veror.

