“Shqiptarët, nga kanabisi te kokaina”, Vangjeli: Kontrollojnë të gjithë zinxhirin nga Amerika Latine

by Nexhat

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar rritjen dhe zgjerimin e influencës së grupeve kriminale shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se pavarësisht zhvillimit të tyre, ato nuk mund të konsiderohen si “mbretërit e kokainës”.

I ftuar në emisionin “Debat” me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, Vangjeli tha se në dekadën e fundit grupet kriminale shqiptare kanë njohur një rritje të madhe, sidomos në aspektin logjistik dhe financiar, falë trafikut të kanabisit.

banner

“Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis, do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë”, u shpreh Vangjeli.

Sipas tij, kjo ka qenë pika e parë e depërtimit të këtyre grupeve në hallkën fillestare të zinxhirit të trafikut në vendet e origjinës së drogës.

Fillimisht, sipas Vangjelit, informacionet që vinin nga Amerika Latine për përfshirjen e shqiptarëve ishin të fragmentuara, por me kalimin e kohës situata ndryshoi ndjeshëm.

“Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri,” shtoi ai. Megjithatë, Vangjeli hodhi poshtë kategorikisht pretendimet se grupet shqiptare janë në krye të tregut botëror të kokainës.

“Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimet politike që i klasifikojnë shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës. Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, përfundoi analisti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy