20
Bexhet Xheladini ka konfirmuar se do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Dragashit në zgjedhjet lokale të ardhshme.
Ai ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë vendim që ta kandidojë sërish, ndërsa ai do të jetë edhe bartës i listës për asamblenë komunale.
“LDK ka vendos që unë jem kandidat për Dragashin dhe do të jem edhe bartës i listës. Pritshmëritë e mia janë që të jem prapë kryetar i Dragashit,” ka deklaruar Xheladini për FrontOnline.