Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar 11 raporte të auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë për vitin 2024 për institucionet e pavarura, në përputhje me mandatin ligjor dhe Planin Vjetor të Auditimit.
Nga këto, 10 institucione kanë marrë opinion të pamodifikuar, ndërsa Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka marrë opinion të kualifikuar për shkak të keqklasifikimeve të shpenzimeve.
Raportet evidentojnë edhe shkelje të vazhdueshme në menaxhimin financiar, përfshirë klasifikim jo të duhur të shpenzimeve, vonesa në pagesa, probleme në prokurim dhe mospërputhje me kornizën ligjore.
ZKA ka dhënë një numër rekomandimesh për përmirësimin e menaxhimit financiar, ndërsa fton institucionet për bashkëpunim në zbatimin e tyre.
Publikimi i raporteve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.