Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se seanca për konsistuimin e Kuvendit sot “u kurdis për të akomoduar nevojat e deputetëve”.
Ajo tha pas ndërprerjes së seancës se “është koha që të mendojmë për qytetarin më shumë se për vetveten”.
“Për shkak të kryeneçësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, sot dështuam sërish t’i konsituojmë institucionet. Vendi është në krizë, ekonomia është në krizë”, tha Çitaku.
“Sot pati përpjekje dhe fatkeqësisht u kurdis seanca për të akomoduar nevojat e deputetëve, e nuk po arrijnë që të bëjnë marrëveshje për të mirën e qyetarëve. Për keqardhje..”, shtoi deputetja.