Fronti Europian dorëzon interpelancë ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Hasani: Kostadinovski të tregojë pse i pengon gjuha shqipe

by Nexhat

Deputeti i Frontit Europian, Ilir Hasani njoftoi se tashmë në Kuvend kanë dorëzuar interpelancë ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Hasani tha se interpelanca nuk paraqet presion ndaj Gjykatës Kushtetuese ose ndaj kryetarit të saj, por theksoi se ka për qëllim të nxis debat institucional për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

“Shumë është me rëndësi të na tregojë se çfarë ka ai kundër gjuhës shqipe dhe pse e ka tërë atë ngarkesë dhe tërë atë paragjykim ndaj gjuhës shqipe. Gjatë kohës së BDI-së, vërtetë janë bërë intencat maksimale që të përdoret edhe gjuha shqipe edhe në të gjitha institucionet, ashtu siç janë të parashikuara me ligj”.

banner

“Sa është mundur është bërë, ne po presim që të vazhdojë ky trend i sa të mundemi të bëjmë, e jo të vazhdojmë me trend të paragjykimit të gjuhës shqipe, mos-respektimit të Kushtetutës dhe mos-respektimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës, me vetëdije të plotë dhe në mënyrë flagrante të thyhen ligjet nga një person i cili është i paragjykuar se është më i mençuri në këtë lëmi në shtetin tonë”, deklaroi Hasani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy