Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Përparim Rames: Faturat e mbeturinave duhet të paguhen te KRM Pastrimi

by engel

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave. Ky vendim nënkupton se rregullorja e miratuar nga Kuvendi Komunal më 1 dhjetor 2023, e plotësuar më 5 dhjetor 2024 dhe e publikuar në Gazetën Zyrtare më 31 dhjetor 2024, mbetet në fuqi dhe duhet të zbatohet.

Rregullorja në fjalë përcakton që faturat për shërbimin e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt te KRM “Pastrimi” Sh.A. Komuna e Prishtinës kishte kërkuar pezullimin e përkohshëm të kësaj rregulloreje, por Gjykata Supreme e ka cilësuar kërkesën si të pabazuar.

banner

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme thekson se kërkesa për “ndalimin e prodhimit të efekteve juridike të Rregullores” nuk ka bazë ligjore. Sipas Gjykatës, pezullimi i zbatimit të një akti nënligjor nuk mund të bëhet pa një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e tij. Me këtë vendim, Gjykata rrëzon pretendimin e Komunës së Prishtinës për ndërprerjen e efekteve juridike të rregullores, derisa të vendoset meritorisht për padinë kryesore.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që aktgjykimi merr formë të prerë menjëherë pas komunikimit me palët. Ky vendim i Gjykatës Supreme i hap rrugë zbatimit të plotë të rregullores së re, duke ndryshuar mënyrën e pagesës së faturave të mbeturinave për qytetarët e Prishtinës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy