Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, sërish i shpreh i bindur që Kosova “së shpejti” do t’i ketë institucionet.
Këtë deklaratë Limaj e bëri pas dështimit të 26-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Tash e sa kohë janë zhvillimet e njëjta. S’ka dilemë që qytetarët e Kosovës presin formimin e institucioneve. Unë besoj që dalë nga dalë po afrohet koha dhe besoj shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e veta. Shpresoj”.
“Secili subjekt politik e ka një agjendë të vetën për t’i shteruar alternativat e ndryshme. Ajo që është e qartë është se duhet të ketë një marrëveshjeve politike që Kosovës do t’ia jepte institucionet edhe në parlament edhe në qeveri”.
Limaj tha se secili subjekt politik e ka përgjegjësinë e njëjtë, ndërsa tha se partia e tij në bazë të kapacitetit që ka, po e merr përgjegjësinë e vet.
“Si Nismë kemi ofruar një mundësi mbi bazën e mundësive tona. Jam i bindur që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e veta”.
I pyetur nëse do të ketë takime, Limaj tha se ato “do të ndodhin”, ndërsa e përmendi edhe atë të sotmin që e ka ftuar presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjet lokale.
“Takimet kanë ndodhur dhe do të ndodhin. Sot e kemi edhe me presidenten dhe besoj që takimet e tilla janë të mira kudo që ndodhin, pavarësisht se nga kush thirren. Shihet që është një përpjekje për të gjetur zgjidhjen, besoj që ka me pasë pjekuri të mjaftueshme që në një moment të caktuar të vijmë edhe te zgjidhja”.
“A do të jetë kjo një zgjidhje përfundimtare? Nuk varet vetëm nga ne, varet edhe nga të tjerët”