Maqedonci: Më 13 qershor nënshkruhet një marrëveshje historike me SHBA-në në mbrojtje

by Nexhat

“Më 13 qershor do të nënshkruhet marrëveshja me historike me SHBA-në në aspektin me mbrojtjes, për shkak se është  marrëveshja e parë kornizë e mbrojtjes që nënshkruhet nga ministria e mbrojtjes dhe departamenti i mbrojtjes së SHBA-së”, ka deklaruar Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka folur fillimisht për zhvillimet rreth ushtrimit ndërkombëtar Defender Europe, duke e quajtur vendimin për anulimin e Ditës së Vizitorëve të Shquar në vitin 2023 një vendim të nxituar – por që ishte jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës.

banner

“Vendimi mendoj se ka qenë i nxituar, për anulimin e Ditës së Vizitorëve të Shquar. Megjithatë, jam empatik në raport me vendimmarrjen që e bën një institucion që nuk është i Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci në Debat Plus.

Ai ka theksuar se përkundër sfidave të kaluara, ushtrimi Defender Europe 2025 është një nga arritjet më të mëdha të Kosovës në bashkëpunimin me SHBA-në dhe partnerët e NATO-s.

“Këtë herë kemi marrë pjesë me gati 1 mijë trupa në terren, në Babaj të Bokës, por edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci. Kosova ishte një nga 18 vendet nikoqire, me afërsisht 1 mijë trupa pjesëmarrës”, ka deklaruar ai.

Maqedonci ka thënë se besimi i SHBA-së ndaj institucioneve të Kosovës ka qenë i lartë, sidomos ndaj profesionalizmit të ushtrisë së Kosovës, e cila për herë të parë ka udhëhequr komandën taktike të divizionit që ka drejtuar aktivitetet në gjithë Evropën Juglindore.

“Këtë radhë ka qenë në veçanti besimi që SHBA-ja ka pasur në institucionet tona, duke përfshirë Qeverinë dhe në veçanti në profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës për të vendosur komandën taktike të divizionit që ka drejtuar gjitha brigadat në Evropën Juglindore, pra nga Kosova janë drejtuar të gjitha aktivitetet në Evropën Juglindore.  Kjo nuk është bërë duke u mbështetur në misionin aktual të NATO-s, por përmes bashkëpunimit direkt me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, ka shtuar Maqedonci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy