“Viktimë më të madhe politike se Fehmi Agani nuk ka – Djalin e tij e thërrasin, por ai NUK PRANON me shku në Beograd me gjetë drejtësi”, Valon Syla

by Nexhat

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing”, se Mentor Aganin, djalin e Fehmi Aganin e kanë ftuar në Beograd, por ai s’ka pranuar si Saranda Bogujevci.

Deklaratat e Sylës në “Pressing”, kanë ngjallur reagime të shumta në opinion.

banner

Syla tha se ne nuk jemi viktima por fitimtarë të luftës me Serbinë.

“Djali i Fehmi Aganit, një prej mendimtarëve, filozofëve politik, sociolog, njëri prej njerëzve më të afërt me Rugovën, njeri që u vra në tren – viktimë më të madhe sesa Fehmi Agani është zor me gjetë, nuk po flas për heroizim, por viktimizim. Djalin e Fehmi Aganit, Mentorin i thonë hajde ti që ne të komensojmë, nuk pranon ai si Saranda me shku Beograd e me gjetë drejtësi, jo thotë unë nuk shkojë Beograd, sepse baba jem është fitimtar se unë e kam marrë bombardimet e NATO’s, shteti i Kosovës është i pavarur e nuk më intereson për drejtësinë e Serbisë”, ka thënë Syla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy