Avdullah Hoti kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme për zgjidhjen e krizës institucionale

by engel

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti aktual, Avdullah Hoti, ka reaguar mbi ngërçin politik që ka bllokuar konstituimin e institucioneve shtetërore. Ai ka theksuar se, pas disa javësh pa kompromis dhe pa shenja të një zgjidhjeje të afërt, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Hoti ka theksuar se krizat politike mund të ndodhin në një demokraci, por ka kritikuar forcat politike që po e thellojnë dhe po e zgjasin këtë situatë, duke krijuar pasoja për qytetarët dhe bizneset. Ai ka rikujtuar se, pavarësisht të drejtës së partisë së parë për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, formimi i institucioneve nuk mund të realizohet pa një shumicë parlamentare, sipas parimeve kushtetuese të demokracive perëndimore.

banner

Pas 27 tentativave të pasuksesshme për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, Hoti vlerëson se partia e parë nuk ka arritur të formojë shumicën parlamentare dhe duhet të kërkojë konsultime me partitë e tjera për të gjetur një rrugëdalje kushtetuese nga kriza.

Në këtë kontekst, Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar një qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare, me mandat dhe kohë të kufizuar, por ky propozim kërkon konsensus të gjerë politik, i cili deri më tani nuk është arritur.

Për këtë arsye, Hoti thekson se është detyrim i forcave politike të dakordohen për një datë të re zgjedhjesh, duke evituar që vendi të mbetet pa institucione funksionale. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për shumicën parlamentare, Hoti vlerëson se vendimi duhet t’i kthehet sovranit përmes zgjedhjeve të reja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy