21
Sonte te Parku i Çairit Bashkimi Demokratik për Integrim kremtoi 23 vjetorin e themelimit të partisë.
Kryetari i partisë Ali Ahmeti në fjalën e tij theksoi se BDI në 18 cikle zgjedhore ka dalë fitimitare.
Tutje, tha se të rinjtë që kanë lindur në kohën e themelimit të BDI-së janë të rreshtuar në të gjitha shtabet politike të partisë, dhe se nuk ka forcë që mund të përballet me këtë rini.
Ahmeti ndër të tjera tha se BDI do te rikthehet fuqishëm, pasi është nevojë e kohës dhe e votuesve shqiptarë