Bektashinjtë në rolin e mbrojtësit të gjuhës dhe substancës kombëtare

by Nexhat

Shkruan: Ahmet Asani

︎ Në rrymën e historisë shqiptare, shpesh të shtrembëruar nder shekuj e deri në ditët sotme, një segment i rëndësishëm që shpesh lihet në hije është roli i bektashinjve në ruajtjen e gjuhes dhe substancës kombëtare.

banner

Në një kohë kur Perandoria Osmane kontrollonte gati të gjitha aspektet e jetës në trojet shqiptare dhe kur qendrat religjioze si Vatikani për katolikët dhe Patrikana e Stambollit për ortodoksët, ndalonin liturgjitë në gjuhën shqipe, bektashinjtë e gjetën mënyrën për të mbajtur gjallë shpirtin e popullit në gjuhën e tij.

Ndryshe nga strukturat klasike fetare, bektashinjtë nuk kërkonin leje për të predikuar në shqip. Ata e bënin këtë natyrshëm, duke e konsideruar shqipen si mjet të shenjtë dhe urë për t’u lidhur me besimtarët. Kjo ishte më shumë se një zgjedhje fetare – ishte një akt i qartë kombëtar. Liturgjitë në gjuhën e popullit, vargjet dhe këngët në gjuhën amtare, u bënë burimi më i fuqishëm i edukimit shpirtëror e kombëtar në kohë errësire.

Nuk është rastësi që shumica e figurave të mëdha të Rilindjes Kombëtare – si Naim Frashëri, Sami Frashëri dhe Abdyl Frashëri – ishin të lidhur me bektashizmin. Këta bij të Shqipërisë, të formuar në frymën e dijes dhe tolerancës bektashiane, janë ata që i dhanë kombit alfabetin, historinë, dhe një shpresë të re. Naimi, për shembull, i thuri vargje heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dhe me penën e tij krijoi një “besim të ri” – besimin në shqiptari!

Bektashizmi ofroi një alternativë të ndritshme në një kohë të errët. Ishte një strehë për të ndershmit, një vatër për gjuhën, dhe një shkollë për ndjenjën kombëtare. Ishin dervishët, janiçerët dhe të urtët e teqeve që mbajtën gjallë kujtesën, mitet, dhe simbolikën shqiptare. Ata ishin “shqytarët” – mbajtësit e mburojës – jo vetëm të fizikut, por edhe të shpirtit kombëtar.

Procesin e kalimit nga Arbër në Shqiptar, nuk duhet shikuar thjesht si një proces për ndërrim të emrit, por si nje proces tê rilindjes. Ishte një rikthim tek vetja, në një kohë të vështirë kur pas vdekjes së Gjergj Kastriotit arbërit kishin mbetur në mëshirën e shpatave osmane! 

Në këtë kohë kur Osmanët dhe fqinjet bënin plane si do t’na zhduknin e asimilonin, ishin bektshinjtë ata që me vëllezerit e tyre të besimit katolik e ortodoks, vendosen themelet që na mbajtën gjallë si komb. Prandaj është e nevojshme të kujtojmë dhe nderojmë ata që ruajtën substancën tonë iliro-arbërore duke i hap rrugë shqiptsrizmës si frymë e Rilindjes kombetare. Në këte drejtim bektashinjtë nuk duhet shikuar vetēm si pjesë e historisë, por si krijues dhe rojtarë të kombit shqiptar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy