Bizneset në Kosovë paralajmërojnë protestë për liberalizimin e tregut të energjisë

by engel

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, ka zhvilluar një takim me bizneset e prekura nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Pas diskutimeve, u bë e ditur se më 11 qershor, nga ora 11:00, do të organizohet një protestë paqësore në sheshin e Prishtinës, nëse ZRrE-ja dhe Qeveria nuk reflektojnë ndaj kërkesave të bizneseve.

banner

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka alarmuar sektorin privat, ku përfaqësues të odave ekonomike kanë deklaruar se rreth 400 fabrika po shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së operacioneve për shkak të kostove të larta.

Në takimin e mbajtur me dyer të mbyllura, disa biznese kanë ngritur shqetësimin se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po i kërcënon me ndërprerjen e furnizimit me energji nëse nuk nënshkruajnë kontrata të reja.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u shpreh se bizneset kërkojnë nga Qeveria dhe ZRrE-ja të lejojnë një fazë tranzicioni për përshtatjen në tregun e lirë. Ai potencoi se, në mungesë të reflektimit, komuniteti i biznesit dhe punëtorët do të protestojnë për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit.

Ndërkohë, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skender Krasniqi, kritikoi KEK-un për presion ndaj bizneseve, duke theksuar se ndërprerja e energjisë nuk mund të bëhet gjatë periudhës 60-ditore. Ai kërkoi nga institucionet që të parandalojnë krizën energjetike që po rrezikon qindra vende pune.

Nga ana tjetër, Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, e cilësoi mbylljen e furrës së fundit nga Feronikeli si një shembull të ndikimit negativ të liberalizimit të papërgatitur të tregut të energjisë. Ai theksoi se ZRrE-ja është dashur të sigurohet paraprakisht që tregu të jetë funksional.

Bizneset e pranishme në takim paralajmëruan se situata është kritike dhe se, në mungesë të veprimeve konkrete, vendi mund të përballet me mbyllje masive të fabrikave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy