‘Dua të fitojë Serbia’, trajneri i Elbasanit ‘spiunon’ Kombëtaren: Kujdes nga Broja dhe Gjimshiti

by informim peje

Të shtunën në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës zhvillohet përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Ndeshja, me interes të lartë sportiv dhe historik, ka gjeneruar kërkesë rekord për bileta në Shqipëri – mbi 200 mijë – ndërsa në Serbi është shtuar vëmendja ndaj skuadrës kuqezi.

Trajneri i AF Elbasanit, serbi Ivan Gvozdenoviç, ka dhënë një analizë për “zurnal.rs”, duke vlerësuar cilësitë e Shqipërisë dhe paralajmëruar se Serbia duhet të bëjë kujdes nga emra si Armando Broja dhe Berat Gjimshiti.

banner

“Shqipëria është një ekip shumë i organizuar, me dëshirë të madhe për sukses. Broja është një sulmues i rrezikshëm dhe shumë i shpejtë, ndërsa Gjimshiti është shtylla e mbrojtjes,” tha ai. Ai vlerësoi gjithashtu Strakoshën dhe Asllanin, duke shtuar se edhe pse Serbia është favorite e lehtë për nga cilësia e përgjithshme, ndeshja në Tiranë mbetet sfiduese.

Gvozdenoviç theksoi se atmosfera e zjarrtë në stadium mund të jetë një plus, por edhe presion për Shqipërinë, ndërsa vlerësoi edhe organizimin e pritur dhe mungesën e frikës për incidente.

“Duhet të shohim pozitivisht këtë sfidë. Është një derbi grupi, një ndeshje me motiv të madh për kualifikim. Pres një futboll të pastër dhe atmosferë të këndshme,” përfundoi ai, duke shtuar se për shkak të pushimeve mund ta ndjekë ndeshjen nga Beogradi në televizor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy