Përfaqësuesja e Kosovës është në prag të dy miqësoreve të rëndësishme, ndaj Armenisë më 7 qershor dhe ndaj Komoreve më 9 qershor, që të dyja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në konferencën për shtyp para përballjes së parë, përzgjedhësi Franco Foda theksoi qartë se objektivi kryesor i skuadrës nuk është eksperimentimi, por fitorja dhe përgatitja serioze për sfidat kualifikuese të Botërorit
“Qëllimi kryesor i joni është që dy ndeshjet t’i fitojmë. Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë”, deklaroi Foda me vendosmëri
Ai foli edhe për përfshirjen e lojtarëve të rinj në grumbullimin aktual, duke theksuar se janë bërë vëzhgime të kujdesshme para se të thirreshin në ekipin kombëtar.
“Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt në lojën e skuadrës. Ne i kemi vëzhguar ata para se t’i ftojmë. Kanë treguar performancë të mirë dhe e kanë vërtetuar në seancat e kaluara stërvitore”, tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre të debutojnë që në miqësoren e parë.
Sidoqoftë, përzgjedhësi gjerman nuk pranoi të zbulojë ende formacionin startues për ndeshjen ndaj Armenisë, duke thënë se vendimi final do të merret në prag të takimit.
“A do të angazhohen në ndeshjen e radhës mbetet të shihet nesër para lojës”, u shpreh Foda.
Përzgjedhësi i Kosovës nënvizoi rëndësinë që në fushë të zbresin lojtarët më të përgatitur dhe në formë, duke theksuar se do të ndjekë me përpikëri parimet dhe filozofinë e tij të lojës