Historike për Uzbekistanin: Siguron për herë të parë një biletë për Kampionatin Botëror

by Nexhat

Futbolli uzbek ka shkruar historinë. Kombëtarja e Uzbekistanit është kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës, pas një barazimi pa gola ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në ndeshjen e zhvilluar në Abu Dabi – rezultat që i siguroi vendin e dytë në Grupin A të fazës së dytë të kualifikimeve aziatike.

Sipas BBC Sport, ky është një sukses i jashtëzakonshëm për një kombëtare që për vite të tëra ka qenë pranë kualifikimit, por kurrë nuk e kishte kaluar pengesën finale

banner

“Një moment historik për futbollin e Azisë Qendrore,” e cilëson ESPN, duke vlerësuar progresin e jashtëzakonshëm që Uzbekistani ka bërë sidomos në aspektin taktik dhe zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Uzbekët mbyllën grupin me 18 pikë, pas pesë fitoreve, tri barazimeve dhe vetëm një humbje, me një golavarazh prej 11-7. Ata siguruan matematikisht vendin e dytë, pas Iranit që kishte garantuar më herët pozitën e parë dhe kualifikimin.

Pavarësisht presionit të Emirateve, që kishin shpresuar ta zgjatnin garën deri në ndeshjen e fundit, Uzbekistani tregoi pjekuri taktike dhe menaxhim të shkëlqyer të lojës – një reflektim i qartë i punës së bërë nga trajneri Srecko Katanec, i cili ka transformuar këtë skuadër në një forcë të respektuar në rajon

Suksesi i tyre vjen në një moment kur FIFA World Cup 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në histori, me 48 skuadra dhe tri shtete pritëse: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika.

Për Uzbekistanin, kjo është më shumë se pjesëmarrje – është një hap i madh drejt afirmimit në skenën globale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy