KEK bëhet Furnizues i Mundësisë së Fundit për furnizim me energji elektrike, kjo mundësi zgjatë deri më 30 Korrik

by engel

Pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit, duke ofruar furnizim të përkohshëm për konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizuesin e tyre në tregun e hapur.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ky rol do të mbahet për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025. Deri tani, 20% e konsumatorëve që kanë kaluar automatikisht në tregun e hapur kanë nënshkruar kontrata me KEK, të cilat janë standarde dhe të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), duke u zbatuar njësoj për të gjithë konsumatorët në këtë kategori.

banner

Përveç kësaj, KEK ka nënshkruar 15 kontrata komerciale me konsumatorë që kanë zgjedhur furnizim të drejtpërdrejtë.

Furnizimi përmes Furnizuesit të Mundësisë së Fundit është i përkohshëm dhe i kufizuar në 60 ditë, duke filluar nga 1 qershori. Çmimi i energjisë do të përcaktohet sipas kushteve të tregut, ndërsa tarifa shtesë (marzha) do të zbatohet bazuar në rregulloren e ZRRE-së.

KEK ka inkurajuar të gjithë konsumatorët që të zgjedhin sa më parë furnizuesin e tyre në tregun e hapur, në mënyrë që të sigurojnë vazhdimësi të shërbimit më të qëndrueshëm dhe në kushte më të favorshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy