Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi

by informim peje

Kukësit, për shkak të shpërthimit të sëmundjes se murtajës se bagëtive të imta PPR (Peste des Petits Ruminants). AUV sqaron se ‘Peste des petits ruminants”, e njohur zakonisht si murtaja e deleve infekton kryesisht ripërtypësit e vegjël si dhitë dhe delet.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri. Pas lajmërimit për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) tek kafshët e llojit të dhisë në Qarkun e Shkodrës në Republikën e Shqipërisë.

banner

Autoritetet kufitare do të shtojnë masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës. Sëmundja transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet e kafshëve të sëmura. Shenjat klinike të sëmundjes janë: temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje.

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik. AUV në bashkëpunim me autoritetet e tjera, do të ndjekë situatën me seriozitet dhe përveç masave paraprake preventive do të informojë fermerët dhe publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të situatës”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy