NUK NA BËN NDERË ALBULENA KRYEPARLAMENTARE!

by engel

Lufta në opozitë bëhet në mënyra të ndryshme, porse në vendet demokratike mbahet në suazat demokratike dhe brenda kornizës ligjore. Lëvizja Vetëvendosje i kishte tejkaluar të gjitha premisat demokratike dhe kishte shkelur me dy këmbët mbi kufizimet ligjore. Nuk e kuptoj pse e fituan pushtetin, por disa figura vagabondësh definitivisht nuk e kanë vendin në udhëheqjen e disa prej institucioneve vitale të vendit, në veçanti atyre të cilat i kishin dhunuar.

Për shembull, ishte poshtërim dhe denigrim për Policinë e Kosovës kur në krye të MPB-së vendosën Xhelal Sveçlën, personin i cili kishte organizuar dhunë të paparë ndonjëherë kundër ruajtësve të rendit, përfshirë koktejet e molotovit në trupin e tyre, por edhe bartjen e gurëve e kabëzave me krah për t’i hedhur në drejtim të policisë!

banner

Tani po e tentojnë të njëjtën me Albulena Haxhiun – poshtërimin dhe denigrimin e djepit të demokracisë, Kuvendit të Republikës së Kosovës. Duan që këtë institucion kyç ta udhëheq personi i cili në mënyrë kundërligjore dhe me metoda të dyshimta kishte bartur dhe hedhur gazin lotsjellës mu kundër institucionit që tani pretendon ta udhëheqë, madje edhe me konsekuenca të rrezikshme për shëndetin e saj!

Ashtu siç nuk na kishte bërë nderë vendosja e Sveçlës në krye të Policisë së Kosovës, ashtu Vetëvendosjes, por edhe Kosovës në përgjithësi, nuk do t’i bënte nderë zgjedhja e kryeparlamentares vagabonde në krye të institucionit të cilin e kishte dhunuar aq pamëshirshëm. Prandaj edhe nuk duhet lëshuar pe kurrsesi për kandidaturën në fjalë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy