Pronari i “Vipa Chips” : Ky nuk është treg i lirë, por monopol – do të vazhdojmë protestat

by informim peje

Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Vipa Chips”, ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e fundit të bizneseve dhe ka paralajmëruar vazhdimin e tyre, derisa të krijohen kushtet reale për një treg të lirë të energjisë.

“Kemi marrë pjesë në protestën e bizneseve dhe do të vazhdojmë me protesta derisa të krijohen kushtet për treg të lirë”, tha Kasumi për FrontOnline.

banner

Ai thekson se, ndonëse po quhet “treg i lirë”, në realitet është “monopol”, pasi ekziston vetëm një furnizues. Kasumi shton se për aq kohë sa është kjo gjendje do të vazhdohet me protesta

“Po i thuhet treg i lirë, por është monopol. Është vetëm një furnizues, nuk jemi në pozitë të mirë dhe normalisht do të vazhdojmë me protesta”, tha Kasumi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy