Rusia refuzon paqen, paralajmëron se do t’i përgjigjet sulmeve ukrainase “kur dhe si të dëshirojë”

by Nexhat

Kremlini ka konfirmuar raportimet mbi bisedën e presidentit rus Vladimir Putin me presidentin amerikan Donald Trump, ku thuhej se ai i ka thënë Trump se Moska është e detyruar t’i përgjigjet Ukrainës për sulmet e saj brenda Rusisë.

Rusia ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit të guximshëm me dron të Ukrainës “sipas mënyrës dhe kohës që ushtria jonë e konsideron të përshtatshme”, është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas Reuters.

banner

Kujtojmë se sulmi i papritur i shërbimit të sigurisë ukrainase SBU gjatë fundjavës goditi katër baza ajrore ruse dhe shkaktoi dëme në rreth 20 avionë luftarakë brenda territorit rus.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha se gjatë një bisede telefonike të paplanifikuar të mërkurën, Putin i kishte thënë në mënyrë të fortë se Rusia do të përgjigjej ndaj sulmeve të fundit ndaj bazave të saj.

Ambasada amerikane në Ukrainë ka paralajmëruar për rrezikun e vazhdueshëm të “sulmeve ajrore të mëdha” dhe ka këshilluar qytetarët të jenë të kujdesshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy