Trump u ndalon hyrjen në SHBA 12 vendeve

by informim peje

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një ndalim hyrjeje në Shtetet e Bashkuara për 12 vende: Afganistani, Myanmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se ndalimi synon të mbrojë vendin nga “terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare”.

banner

Trump vendosi gjithashtu të kufizojë pjesërisht hyrjen e qytetarëve të 7 vendeve: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela. Kufizimet, thekson shënimi i Shtëpisë së Bardhë, vlejnë si për migrantët ashtu edhe për jo-migrantët.

Presidenti tha se e mori vendimin pas sulmit antisemit në Boulder të Kolorados. Egjipti, vendi i origjinës së sulmuesit Mohamed Soliman, nuk është ndër vendet e prekura nga masa.

Trump njoftoi gjithashtu se ka ndaluar vizat për studentët e huaj në Harvard.

“Kam vendosur se është e nevojshme të kufizohet hyrja e shtetasve të huaj që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara ekskluzivisht, ose kryesisht për të marrë pjesë në një kurs studimi në Harvard ose në një program shkëmbimi të organizuar nga universiteti”, thuhet në deklaratë.

Universiteti i Harvardit e quajti urdhrin ekzekutiv të lëshuar dje nga Donald Trump një urdhër “hakmarrës”.

“Ky është një tjetër veprim i paligjshëm hakmarrës nga administrata, në shkelje të të drejtave të Amendamentit të Parë të Harvardit. Harvardi do të vazhdojë të mbrojë studentët e tij ndërkombëtarë”, tha një zëdhënës i institucionit.

Në këto kushte, Ministri i Brendshëm i Venezuelës Diosdado Cabello tha: “Të qenit në Shtetet e Bashkuara përbën një rrezik të madh për të gjithë, jo vetëm për venezuelianët.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy