Vdes një kosovar në Austri, dyshohet se ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike

by informim peje

Raportohet se një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova i cili jetonte dhe vepronte në Austri, ka ndërruar jetë në vendin e punes, pasi ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike të një ndërtese, ndërsa pastronte një fasadë në Arbing.

Thuhet se viktima është një shtetas 35-vjeçar kosovar nga Linzi që po pastronte fasadën e një pallati në Arbing rreth orës 13:00.

banner

Kolegu i tij po pastronte një mur në pjesën e përparme të ndërtesës kur papritmas dëgjoi britmën e 35-vjeçarit, raporton albinfo.ch.

“Viktima me sa duket u goditi linjën e energjisë me tension të lartë aty pranë ndërsa pastronte fasadën e pallatit”, shprehet kolegu i tij i punës.

Sipas tij, Ambulanca dhe shërbimet e urgjencës mjekësore u njoftuan nga kolegu, një shtetas irakian 34-vjeçar nga Distrikti Perg, mirëpo arriten shumë vonë.

Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës mjekësore fillimisht kryen CPR, por paramedikët përfundimisht vertetuan se nuk ka më shenja jete kosovari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy