Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte një ndeshje miqësore kundër Armenisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, një sfidë që pritet të shërbejë si test për trajnerin Franco Foda dhe skuadrën e tij para kualifikuesve të Kupës së Botës 2026.
Trajneri Foda ka theksuar rëndësinë e krijimit të një grupi solid dhe të balancuar, ndërsa në këtë përballje pritet të aktivizohen edhe disa lojtarë të rinj. Kjo miqësore do të jetë një mundësi për Kosovën që të testojë alternativa të reja dhe të fitojë besim para ndeshjeve kualifikuese.
Pas kësaj sfide, Kosova do të luajë një tjetër miqësore, kundër Ishujve Komore, po ashtu në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e sotme do të fillojë në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

