Lutfi Haziri: Kriza politike pa dalje, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja

by engel

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kriza aktuale politike në vend ka hyrë në një rrugë pa dalje dhe se sipas tij, zgjidhja e vetme e mundshme është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Në një intervistë për A2 CNN, Haziri tha se LDK-ja i ka ofruar Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti disa opsione për tejkalimin e ngërçit institucional, por sipas tij, këto janë injoruar. Ai ka akuzuar Kurtin se po tenton të blejë deputetë për të siguruar një mazhorancë të re, duke e cilësuar këtë veprim si “prostitucion politik”.

banner

“Është e vërtetuar pasi të gjithë deputetët janë deklaruar për të ndryshuar qëndrim politik, për të ndryshuar votë. Kjo nuk është një metodë që LDK e praktikon, për ne është e papranueshme, përkundër që të tjerët e trajtojnë si legjitime”, u shpreh Haziri.

Nuk beson në ndërhyrje të Gjykatës Kushtetuese
Lideri i LDK-së tha se nuk pret që Gjykata Kushtetuese të mund të zgjidhë situatën aktuale, pasi bëhet fjalë për një krizë të pastër politike, e cila kërkon zgjidhje politike përmes dialogut apo zgjedhjeve.

Sa i përket diskutimeve për një qeveri me bazë të gjerë, Haziri konfirmoi se kjo ide është diskutuar edhe në presidencë dhe është mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare – përjashtuar Vetëvendosjen.

“Deputetët e LDK janë unik dhe qëndrimi është i zbardhur dhe i ndërtuar në një debat të brendshëm. Ai ndryshon me debat të brendshëm, por jo me trafikim politik, apo prostitucion politik”, theksoi ai.

Deklaratat e Hazirit vijnë në një kohë kur skena politike në Kosovë po përballet me tensione të larta dhe mungesë konsensusi për funksionimin institucional. Opozita po kërkon zgjedhje të reja, ndërsa qeveria në detyrë po mundohet të ruajë shumicën në Kuvend përmes mbështetjes së deputetëve të pavarur apo të larguar nga partitë e tjera.

LDK, nga ana e saj, ka theksuar se nuk do të bëhet pjesë e asnjë manovre politike që shkel parimet demokratike apo integritetin e përfaqësimit parlamentar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy