Steven Gerrard foli me sinqeritet për karrierën e tij me Anglinë dhe tregoi pse dështoi ‘Gjenerata e Artë’.
Gerrard ishte pjesë e ‘Gjeneratës së Artë’ të Anglisë, që përfshinte yje si Wayne Rooney, Paul Scholes dhe David Beckham.
Për të mos përmendur mesfushorin e Chelsea, Frank Lampard, që luajti krah për krah me Gerrard dhe Scholes gjatë karrierës së tij me Kombëtare.
Pavarësisht emrave të mëdhenj që kishte Anglia, ata nuk arritën të fitonin asnjë trofe të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
Ata dështuan në Kampionatet Evropiane dhe në Kupat e Botës.
Duke folur me Gary Lineker dhe Jermaine Jenas për BBC Sounds, Gerrard tregoi për karrierën e tij me Anglinë dhe shpjegoi pse ‘Gjenerata e Artë’ nuk fitoi trofe.
Jenas kujtoi një ndeshje miqësore kundër Argjentinës, që Anglia e fitoi 3-2.
Të dy, Gerrard dhe Lampard, luajtën në atë ndeshje, me legjendën e Liverpool-it që u vendos si mbrojtës i djathtë gjatë takimit në Gjenevë.
Jenas, që ishte pjesë e ekipit për atë ndeshje, krahasoi Gerrard me Lampard, duke thënë se mesfushori nga Liverpool-i ishte më ‘dinamik’ se shoku i tij, gjë që bëri që të zhvendosej shpesh në pozicione të ndryshme.

