BDI: Shqiptarët janë të nënpërfaqësuar nëpër disa institucione, shifra shqetësuese pas shfuqizimit të “balancuesit”

by Nexhat

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë lidhur me raportimet e fundit mbi përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në pozita vendimmarrëse në institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas një analize të publikuar në disa mediume, shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në disa institucione kyçe, përfshirë Presidencën, Ministrinë për Transformim Digjital, Ministrinë e Sportit, Bankën Popullore, MEPSO dhe Agjencinë e Administratës”, kështu reagon përmes një komunikate për media nga BDI.

Sipas tyre ky disproporcion është veçanërisht shqetësues pas shfuqizimit të mekanizmit të “Balancuesit” nga Gjykata Kushtetuese më 9 tetor 2024, i cili më parë siguronte përfaqësim të drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore 

banner

“Pas këtij vendimi, mungesa e një zgjidhjeje të re ligjore ka çuar në përjashtimin e shqiptarëve nga pozitat kyçe të vendimmarrjes. BDI thekson se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i të gjitha komuniteteve është një shtyllë themelore e Marrëveshjes së Ohrit dhe një parakusht për një shoqëri të barabartë dhe demokratike. Ne u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërmarrin masa urgjente për të adresuar këtë pabarazi dhe për të siguruar përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës publike. BDI mbetet e përkushtuar për të punuar në drejtim të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe integrimit të plotë të shqiptarëve në jetën institucionale të vendit”, thuhet në komunikatë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy