Enca provokon me një pamje të guximshme nga prapaskenat e projektit të fundit muzikor

by Nexhat

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, ka ndarë me ndjekësit imazhe magjepsëse nga prapaskenat e këngës së saj më të fundit, duke u shfaqur me një pamje tërheqëse.

E veshur me një kostum të zi prej kadifeje, me dekolte të theksuar, rrjeta të zbukuruara me motive lulesh dhe doreza transparente, Enca sjell një kombinim të sensualitetit dhe elegancës klasike në një ambient ngjyrë rozë me detaje retro.

banner

Veshja është e kuruar në detaj, duke reflektuar frymën artistike të projektit të saj të fundit muzikor.

Foto: Enca/Instagram

Fotografitë janë shkrepur në setin e videoklipit të këngës më të fundit, që bëri bujë për shkak të paraqitjes së saj.

Në rrjete sociale, fansat e saj e kanë përgëzuar për pamjen e guximshme.

Me këtë paraqitje, Enca jo vetëm që promovoi këngën e re, por forcoi edhe më tej imazhin e saj si një artiste e kompletuar.

Foto: Enca/Instagram
Foto: Enca/Instagram
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy