Në sulmet ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës në ditën e dytë të Bajramit janë vrarë 66 palestinezë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se 15 persona u vranë dhe 50 u plagosën në sulmin në fshatin Sabra.
Ushtarakët izraelitë gjithashtu kanë dhënë urdhër për zhvendosjen me forcë të dhjetëra mijëra palestinezëve në veri të Gazës, duke përfshirë fshatra në qytetin e Gazës dhe kampin e refugjatëve Jabalia.
Gjithashtu, ushtria po shemb ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor të okupuar për ditën e dytë me radhë, raporton Al Jazeera
Kjo është pjesë e planit izraelit për të rrënuar 106 ndërtesa në Tulkarem dhe Nur Shams, sipas informacioneve që ushtria izraelite ua ka dhënë banorëve më shumë se një javë më parë, thuhet në raport. Palestinezëve u janë dhënë tre orë që të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe të marrin sendet e tyre, shtohet në raport
Dy kampe refugjatësh, së bashku me kampin në Jenin, kanë qenë objekt i operacionit më të gjatë dhe më shkatërrues ushtarak të Izraelit në territoret palestineze gjatë disa dekadave të fundit
Të paktën 54772 palestinezë janë vrarë në luftën sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Nga ministria shtojnë se 95 trupa janë sjellë në spitalet gjatë 48 orëve të fundit, ndërsa 304 persona janë plagosur, duke bërë që numri i përgjithshëm i të plagosurve në sulmet izraelite të arrijë në 125,834.