Me brohoritjet UÇK, UÇK dhe këngën ‘Mora fjalë’ u pritën lojtarët serbë kur zbritën në fushë

by Nexhat

Atmosfera në stadiumin “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese, teksa po afrohet fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i këtij takimi të rëndësishëm, që i përket ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

banner

Kuqezinjtë po luajnë ndeshjen e tyre të tretë, pasi kanë fituar tri pikë deri tani, ndërsa kjo është sfida e parë për Serbinë në këtë grup.

Skuadra serbe është pritur me këngën “Mora fjalë” dhe thirrjet “UÇK, UÇK” që kanë përfshirë stadiumin.

Ndeshja është tentuar të mbahej nën kontroll, ku mbi 2 mijë forca policore janë në stadium.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy