Përpara samitit të NATO-s në Hagë – Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve ushtarake, amerikanët këmbëngulin për 5 për qind

by Nexhat

Në fund të muajit, në Hagë do të mbahet samiti i NATO-s, ku një nga temat kryesore do të jetë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen në pesë për qind të GDP-së, gjë që mund të pengohet nga qëndrimi i qeverisë spanjolle, e cila refuzon të shpenzojë më shumë se dy për qind.

Tashmë dihet se do të jetë e vështirë të arrihet pajtimi i të gjitha qeverive për një objektiv kaq ambicioz.

banner

Sipas mediave spanjolle, ndër kritikët më të zëshëm është pikërisht Spanja, qeveria e së cilës nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

“Besojmë se dy për qind do të mjaftojë për të përmbushur detyrimet që kemi marrë përsipër”, deklaroi ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, shkruan abc.

Njëfarë justifikimi për qeverinë në Madrid është fakti se Spanja do të arrijë për herë të parë këtë vit të plotësojë kufirin minimal prej dy për qind të shpenzimeve, ndonëse që nga viti 2015 kjo është konsideruar si niveli i poshtëm i pranueshëm në Aleancë.

Pak gjasa ka që shumë aleatë të pranojnë argumentet e mësipërme, përderisa qeveria aktuale e Pedro Sánchezit është një koalicion minoritar me partinë Sumar, e cila kundërshton fuqishëm rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Qëndrimi i qartë i amerikanëve konfirmohet edhe nga fjalët e ambasadorit të SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, i cili të mërkurën konfirmoi se Uashingtoni do të kërkojë që të gjitha vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut të ndajnë pesë për qind të GDP-së për mbrojtjen. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy