Paris Saint-Germaini ia ka vendosur çmimin Gianluigi Donnarummas, me Real Madridin, Bayern Munichun dhe Interin që po eksplorojnë një lëvizje të mundshme.
Sipas mediumit Italian La Repubblica, PSG-ja po kërkon 40 milionë euro për Donnarumman, kontrata e të cilit do të skadojë në qershor të vitit 2026
Pasi nuk është arritur një marrëveshje për zgjatjen e saj dhe aspekti financiar ka mbetur i pazgjidhur, klubi është i hapur që ta shesë italianin këtë verë.
Sezoni fantastik që pati Donnarumma, duke përfshirë trofeun e Ligës së Kampionëve, nuk ia ka garantuar atij qëndrimin afatgjatë tek kampioni francez.
Politika strikte e klubit sa i përket pagave dhe kërkesa e tij për një pagë prej 10 milionë eurosh, kanë bërë që të ngecin bisedimet

Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, parisienët rrezikojnë që ta humbasin atë falas verën e ardhshme, andaj kjo ka bërë që ta vënë atë në dispozicion për shitje me një çmim të përgjysmuar.
Kjo ka kapur vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane duke përfshirë Real Madridin, Bayernin dhe Interin.
Donnarumma aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Italisë dhe një vendim sa i përket të ardhmes së tij me klubin pritet që të merret së shpejti.