Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

by Nexhat

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret ndaj rritjes së tarifave të energjisë elektrike.

Sipas tij, qytetarët e vendit janë vetë përgjegjës që kanë zgjedhur “kasapin” dhe janë bërë “kurban”.

banner

“Kryeministri në detyrë tashmë është duke zgjedhur kurbanët e tij, njëherë i zgjedh qytetarët, tash bizneset. Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik – këto biznese ia sigurojnë pagën edhe kryeministrit, ministrit dhe deputetëve. Një pjesë e qytetarëve, për shkak të diskursit të qeveritarëve, kanë urrejtje patologjike ndaj bizneseve, edhe pse punojnë te to. Mbi 63 mijë biznese me këtë vendim për rritjen e tarifave rrezikojnë ose mbylljen, ose tkurrjen e të bërit biznes, dhe kjo do të ketë ndikim të menjëhershëm në ekonomi. Ky vendim rrezikon minimalisht humbjen e vendeve të punës për së paku 35 mijë punëtorë”, ka pohuar Qorrolli.

Qorrolli ka shkuar shumë larg me analizën e tij për dëmet ndaj ekonomisë dhe fuqisë punëtore në vend pas rritjes së tarifave të energjisë elektrike, duke thënë se me këtë vendim, institucionet e vendit po punojnë në largimin e qytetarëve nga vendi.

“Nëse një qeveri, sikur kjo e jona, me vendimet e saj ndikon drejtpërdrejt në mbylljen e bizneseve, sulmon bizneset më të mëdha të vendit dhe nuk merr përsipër asnjë dështim si qeveri, vendimet e tua ndikojnë në uljen e cilësisë së jetesës – atëherë ti, qeveri, je pro ikjes së qytetarëve të tu nga vendi. Janë mbi 113 mijë qytetarë të cilët kanë qenë duke punuar e që janë larguar nga vendi – pra kemi humbur fuqinë tonë punëtore”, ka shtuar Qorrolli.

Qorrolli kohë më parë ka deklaruar se qytetarët e vendit e meritojnë që rritja e tarifave të energjisë të bëhet mbi 42%, duke aluduar në përqindjen e votave të fituara nga LVV.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy